Kurti: Vuçiq dëshiron që ta kthejë Serbinë në të kaluarën, por kjo është e pamundur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po dëshiron që ta kthejë Serbinë në të kaluarën, porse kjo është e pamundur. Kurti në një intervistë për “Der Spiegel”, ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovë, është si rezultat i “panikës së Beogradit”.

“Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, ka thënë Kurti.

Kurti sa i përket kërkesës që ka bërë Serbia për të kthyer në Kosovë 1000 ushtarë serbë, ka thënë se Vuçiqi po synon të kthehet në të kaluarën, porse kjo është e pamundur.

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, ka thënë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu