Kurti: Vuçiq u ka shkruar shteteve të BE-së të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka akuzuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq se u ka shkruar shteteve të Bashkimit Evropian që të mos e pranojnë aplikimin e Kosovës në BE.

Ai, në një intervistë për mediumin zviceran Tages-Anzeiger, e ka përmendur edhe Ukrainën, duke thënë se e kanë merituar anëtarësimin në BE.

“Isha shumë krenare kur munda të dorëzojë kërkesën për anëtarësim më 15 dhjetor. A e dini se çfarë bëri presidenti i Serbisë një ditë më pas? Ai u ka shkruar të gjitha shteteve të BE-së që mos e pranojnë aplikimin. Jam shumë i lumtur që Ukraina mori statusin. Ukraina e meriton. Ukrainasit meritojnë solidaritet të plotë në luftën e tyre kundër fashizmit rus”, ka thënë Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu