Kush do të jetë shefi i ri i Prokurorisë së lartë? Në garë janë Fatime Fetai, Mustafa Hajrullahu dhe Burim Rustemi

Në shpalljen për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë së lartë publike Shkup janë paraqitur tre kandidatë, prokurori aktual Mustafa Hajrullahu, Burim Rustemi dhe Fatime Fetai. Kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Antonio Jolevski sqaroi se shpallja ka mbaruar javën e kaluar dhe se tashmë janë dërguar kërkesa deri te prokuroritë kompetente që të bëjnë vlerësim për të kaluar në fazën e ardhshme.

Sipas tij, deri më 7 nëntor duhet të mbarojë procedura për zgjedhjen e shefit të prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa ndërkohë të arrijnë njoftimet edhe për pesë prokuroritë e tjera, që të mbarojë procedura për to, për shkak se janë shpallur në të njëjtën kohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu