Kush e vrau Harun Aliun, do ta zbardh prokurorja Fatime Fetai

Prokororia Speciale në Maqedoni pritet të zbardh detaje edhe për rastin e vdekjes misterioze të Harun Aliut, ish komandant KUSHTRIMIT me tre shokët e tij në vitin 2010 në afërsi të fshatit Radush, në kohën kur në Qeveri ishin partner koalcioni VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit dhe BDI e Ali Ahmetit.

Prokuroria Speciale është duke i dëgjuar bisedat telefonike mes zyrtarëve të atëherëshëm të VMRO-së dhe BDI-së, të cilët jozyrtarisht mësohet se këta të fundit kanë pasur dijeni të plotë se do të ekzektuhoet Harun Aliu, thonë burime që pretendojnë se janë të afërta me PSP.
Jozyrtarish mësohet se janë siguruara biseda mes Nikolla Gruevskit, Sasho Mijallkovit me ish funksionarë shqiptarë të cilët kanë pasur dijeni, dhe pas vrasjes, kanë bërë plan që të amortizojnë vrasjen si incident i izoluar, duke i kontrulluar mediumet.
“ Cfarë kam dëgjuar unë në bisedat e përgjuara nga një funksionar shqiptar për atë se cka thotë Harun Aliun, me siguri do të tronditen të gjithë shqiptarët”, ka thënë jozyrtarisht një burim.

Menjëher pas vrasjes në vitin 2010, asnjë funskionar i BDI-së, qoftë kryetari Ali Ahmeti, po as funksionaret tjer shqiptar, nuk dhanë deklarat për këtë rast tragjik që sot e kësaj dite mbetet enigma.
Por nga ana tjetër, prokurorja speciale, Fatime Fetai pritet që së shpejti të publikon të dhëna se në cfar rrethane ka vdekur Harun Aliu me shokët e tij.

Kuptohet, Harun Aliu ka qenë njëri ndër shtyllat kryesore të luftës së UCK-së në Maqedoni, ka qenë veprimtari më I dalluar për logjistikën e UCK-së dhe sulmet që I ka ndërrmar luftëtarët e atëhershëm shqiptar kundër forcave të atëhershme maqedonase.
Por,Veprimtaria e lavdishme atdhetare e Harun Aliut, e ketij vigani te pamposhtur përfundoj më 12 maj të vitit 2010 ku në afërsi të fshatit Radushë te Shkupit, së bashku me trimat: Shaban Zenuni, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu, ra ne nje prite mire te organizuar nga ana e forcave te armatosura Maqedonase.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu