Glauk Konjufca nga Vetëvendosja do të pasoi Kadri Veselin e Partisë Demokratike të Kosovës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Ky propozim është votuar nga 75 deputet nga 110 gjithsej që ishin prezent, shkruan gazeta inFokus.
Por, kush është Glauk Konjufca?
Ai ka lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. Ka përfunduar studimet e Filozofisë në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës. Sipas një biografie të paraqitur në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, Konjufca është aktivizuar në këtë parti që në fillimet e saj.
Është studiues i filozofisë dhe ndërmjet shumë shkrimeve në këtë fushë, ka botuar librin “Huti i minervës fluturon në muzg G.Ë.F. Hegel”. Në vitin 2010 u zgjodh deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në legjislaturën e IV-të të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2011-2014 ishte nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitin 2014 u zgjodh sërish deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në të njëjtin vit u zgjodh nënkryetar i kuvendit deri me 12 mars 2015. Në korrik të vitit 2014 ai u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në legjislaturën e V-të ishte zv.
Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukrurë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës. Në legjislaturën e fundit ai u zgjodh kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe ishte anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë.