Kush është grupi me uniformat “Vëllazëria krishtere” në Maqedoni? (FOTO)

“Vëllezëria Krishtere” është një organizatë me uniforma të zeza dhe emblema që së fundi u shfaqën në protestën e 13 qershorit para Kuvendit kundër ndryshimit të emrit, informon INA.

Zharko Grozdanovski nga Bërvenica e Tetovës është udhëheqës i saj, ndërsa kjo organizatë ishte shfaqur edhe në vitin 2015 duke kërkuar ndërtimin e një kryqi dhe kishe në Tetovë dhe në Malin Sharr.

Zharkoja që tashmë në rrjetet sociale po shfaqet si hero në disa fjalime të tij publike thotë se nuk frikësohet dhe se organizata e tyre është e betuar që të mbrojë Maqedoninë dhe interesat e saj kombëtare dhe shtetërore kundër tradhëtarëve që duan të shesin dhe ndërrojnë emrin.

Ai thotë se ka grupe edhe me uniforma, por edhe civilë, që sillen rreth tij në çdo aktivitet dhe se nuk frikësohet fare.

Ai duke komentuar zërat se ishte planifikuar arrestimi i tij natën e 13 qershorit pas protestës për emrin, ka shpjeguar se nuk frikësohet fare dhe se ai është në mbrojtje.

“Ju duhet ta dini se ne jemi të betuar në mënyrë të shenjtë, rreth meje janë gjithë ata burra me uniforma. Nëse ju mendoni se më ndiqni me policë civilë, ta dini se edhe juve ju ndjekin vëllezërit tanë civil që janë në numër dyfish më shumë se ju. Ne kemi informacione edhe nga vëllezërit tanë të betuar në njësitin Alfa”, ka theksuar ndër të tjera Grozdanovski në rrjetin social.

Mediat maqedonase dhe organet e rendit deri tani po heshtin për këtë formacion që në fotot e publikuar duket si grupim paramilitary, për shkak të uniformave dhe veshjeve karakteristike paramilitare. Ministria e Brendshme pritet të jap hollësi për INA se çfarë është ky grup dhe a i lejohet të defilojë dhe të përdorë gjuhën e tillë në rrjetet sociale, sidomos nga udhëheqësi i saj.

“Vëllezëria Krishtere” ka zyrën e saj në Tetovë dhe se aktiviteti i saj siç thuhet është kryesisht patriotik, por edhe me elemente fetare. Ky grup së fundi po përkrahë presidentin Gjorgje Ivanov dhe se publikisht i ka ofruar mbrojtje. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu