Kush është këngëtari që do t’i këndojë Yll Limanit në dasmë pa pagesë?

Yll Limani është njëri nga këngëtarët më të pëlqyer të publikut, ai përtej muzikës, njihet edhe për humorin e tij. Gjithashtu, Ylli njihet edhe për raportet e mira me kolegët e tij.

Së fundi, Ylli ishte i ftuar në një dasëm, ku gjeti edhe këngëtarin e dasmës së tij. Së bashku me të në dasmën e mikut të tij ishte edhe Ermal Fejzullahu dhe Sabri Fejzullahu.

Ai ka shkruar se gjeti këngëtarin se kush do të këndoj në dasmën e tij, madje është i vendosur se do të këndojë Ermali dhe atë falas.

“Ermali do të këndoj edhe në dasmën time Pa pare kuptohet se më do shumë”, shkruan Ylli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu