Kush është pasuesi i Talat Xhaferit në postin e kryeparlamentarit?

Deputeti i LSDM-së, Jovan Mitrevski është caktuar që të ushtrojë postin e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.

Ai në këtë detyrë do të vjen në vend të Talat Xhaferit, i cili nga fundi i janarit do të nis detyrën e kryeministrit në Qeverinë teknike për një mandat 100 ditësh për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që janë caktuar për 8 maj 2024, përcjell INA.

Mitrevski është deputet i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), i lindur më 20.11.1980 në Strugë. Ai është ekonomist i diplomuar me diplomë të universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Aktualisht është koordinator i grupit parlamentar të LSDM, ndërsa nga viti 2016 është deputet në Kuvendin e RMV-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu