Kush janë “të fortët” që futën në mes Monikën dhe e nxorën nga turma?

Dita e sotme nuk ka qenë aspak e lehtë për liderët opozitarë, të cilët veçse duhej të përballeshin me mazhorancën dhe të bënin të pamundurën që të mos votohej për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, por u duhej edhe të nxisnin turmën që protestonte jashtë Kuvendit.

Ka qenë Kryemadhi ajo që ka ndezur protestuesit dhe u ka bërë atyre thirrje për veprim, gjithmonë e mbështetur nga Basha.

Mirëpo, teksa ka tentuar të largohet nga podiumi, i është dashur të kalojë në mes të turmës, të cilët kanë çarë kordonin e krijuar nga forcat “Shqiponja”.

Në video shikohen dy djem, të cilët e fusin në mes dhe mundohen ta nxjerrin nga e gjithë kjo situatë. Ndoshta janë truprojat e kreut të ri të LSI-së, ndoshta janë simpatizantë të Monikës, nuk e dimë.

Ama këta djem duket që e bëjnë punën mirë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu