Kush nga institucionet po fsheh numrin e të punësuarve ?

Ndërmarrje publike, firma shtetërore, ministri, agjencione, e spitale janë vetëm një pjesë e shfrytëzuesve të buxhetit që nuk kanë regjistruar të dhëna për numrin e të punsuarve.

Në grupin e institucioneve që kanë marrë pajtim për sistematizim nga Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës, ndërsa nuk kanë regjistruar të dhëna për të punësuarit është Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuele, agjencia për komunikime elektronike, Prokuroria publike e RM-së, Ministria për punë dhe politikë sociale, Drejtoria për të hyra publike, Teatri kombëtar maqedon etj. Institucione tjera që nuk kanë kërkuar pajtim për sistematizim dhe nuk kanë regjistruar të dhënat janë Gjykata e Apelit-Shkup, Gjykata Supreme, MPB, Ministria e Mbrojtjes, Banka popullore e RM-së.

Për shkak të lëshimeve të tilla Ministria e shoqërisë informatike dhe administratës ka paralajmëruar kontroll të numrit të të punësuarve në të gjitha institucionet pasi është vërtetuar se Regjistri i të punësuarve në sektorin publik nuk e tregon numrin real./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu