Kush po tenton të ndërtojë natën në të zezë në brendi të poliklinikës “Bit-Pazar” në Shkup?

“Dikush me makineri të rëndë dhe pa leje ndërtimi ka hyrë mbrëmë vonë në ambientet e poliklinikës “Bit-pazar” dhe ka dashur të fillojë me ndërtime”, theksoi për “Sloboden Pecat” drejtori i Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, doktor Viktor Isjanovski.

Sipas tij, autorët e panjohur kanë thyer rrethojën e poliklinikës dhe janë futur në oborrin e objektit shëndetësor.

Dr. Isjanovski rastin e ka denoncuar në polici, nga ku është njoftuar se policia është dërguar në vendin e ngjarjes, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu