Kushërira e saj tronditi politikën shqiptare, Bebe Rexha i thotë diçka publikisht!

Një reagim i këngëtares me famë botërore Bebe Rexha ka ardhur pas zhvillimeve të fundit politike ku në qendër të vëmendjes ka qenë incidenti i ndodhur në seancën parlamentare të së hënës së shkuar.

Gjatë kësaj seance u votua pa opozitën Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ku forcat opozitare nuk ishin dakord me mënyrën sesi po ndodhte procedura e votimit. Në qendër të vëmendjes ka qenë edhe revolta e Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila ka qëlluar me çizme drejt Kryeministrit Rama.

Gjatë ditës së sotme Bebe, e cila është e afërme e Monikës ka publikuar një status në rrjete sociale në të cilin shpreh mbështetjen e saj për Monikën dhe vë në pah kurajën që kanë gra si ajo për të ndryshuar atë që nuk shkon.

“Ka ende miliona gra neper bote te cilat jane te shtypura dhe jane gra si kjo qe po sjellin ndryshimin!

Kjo grua eshte e forte. Ajo eshte nje nene. Ajo eshte nje grua. Eshte nje moter. Ajo eshte e para grua ne drejtimin e nje partie politike ne Shqiperi. Ajo ka thyer barrierat dhe i ka dhene jo vetem grave shqiptare por edhe grave te tjera neper bote si puna ime kurajon per te ndjekur endrrat!

Duke u rritur me eshte thene te flas vetem kur me drejtohen, tani une flas e shprehem sa here kam dicka per te thene.

Faleminderit Monika Kryemadhi qe nuk pranon barrierat!
#NgrijeZërin #FuqizimGruas”- përfundon statusi i këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu