Kushtetuesja nuk fillon procedurë për çështjen e numrit të këshilltarëve, Ademi: Vendim skandaloz!

Gjykata Kushtetuese me shumicë votash vendosi të mos fillojë procedurë për vendimin e Qeverisë për përcaktimin e numrit të këshilltarëve komunalë, për të cilin ishin dorëzuar tri nisma. Gjykatësit kushtetues kanë hedhur poshtë mundësinë që me uljen e numrit të këshilltarëve në disa komuna është bërë shkelje kushtetuese. Dobrilla Kacarska, gjykatëse kushtetuese deklaroi se numri i këshilltarëve është ulur në të gjithë vendin e jo vetëm në disa komuna.

“Supozohet se ka diskriminim vetëm në disa komuna ku shumica e popullsisë janë komunitete më të vogla etnike. Kjo nuk është e saktë. Në pjesën më të madhe të komunave ulet numri i këshilltarëve, si p.sh. Kratovë, Kriva Pallankë, Pehçevë, Strugë, Jagunoc, Novosellë, Qendër Zhupë, ndërsa nga ana tjetër ka rritje në disa komuna në numrin e këshilltarëve, dhe ato janë: Studeniçan, Karposh dhe Kisela Voda”, DOBRILLA KACARSKA, GJYKATËSE KUSHTETUESE.

Kacarska tha se këto janë elementët kryesorë që duhet të merren parasysh gjatë shqyrtimit të ktyre iniciativave.

Për këtë çështje Bashkimi Demokratik për Integrim ka mbajtur një Konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, duke e quajtur edhe një vendim tjetër skandaloz të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka respektuar Kushtetutën, ligjet, Ligjin për vetëqeverisje Lokale. Për më tepër, Gj. Kushtetuese sot nuk e ka respektuar as vendimin e saj që e solli para një muaji e tepër, me të cilin theksopi se duhet të shfuqizohet ketegorizimi rezident dhe jorezident. Gj. Kushtetuese sot vlerësoi se sot duhet të jetë në fuqi vendimi i Qeverisë, i cili është në kundërshtim të hapur me Kushetutën dhe ligjin për vetëqeverisje Lokale, neni 34”, ARBËR ADEMI, BDI.

Ademi tha se ky vendin konfirmon qëndrimet se Gjykata është shndërruar në instrument politik për të çuar përpara agjendën e qeverisë monotnike, siç e ka cilësuar ai. /SHENJA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu