Kuvendi e miraton: Shtyhet me dy muaj gjendja e “Fatkeqësisë Natyrore”

Është miratuar nga Kuvendi shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në vend. Me kërkesë të maxhorancës, gjendja e fatkeqësisë është shtyrë deri në datën 23 qershor, teksa vendi ndodhet në vështirësi për shkak të situatës me COVID-19.

Ditën e sotme Kuvendi u mblodh në një seancë plenare, ku vendimi në fjalë u miratua me 91 vota pro.

Kujtojmë se më 24 mars u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, ndërsa qeveria vendosi që ta shtyjë me dy muaj të tjera, pavarësisht se opozita ka qenë kundër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu