Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 72 vota, ministrin e ri të Ministrisë së Transporteve dhe të Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.
Ndërkaq, sot është shkarkuar me 73 vota nga ky post Edmond Haxhinasto, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë nga ky post. Opozita nuk mori pjesë në votim.
Pas miratimit nga Parlamenti, emri i Dervishajt do të duhet të dekretohet nga Presidenti dhe më pas duhet të bëjë betimin në zyrën e kreut të Shtetit për të marrë zyrtarisht postin.