Kuvendi i Kosovës mblidhet të martën për Haradinajn

Kryesia e Kuvendit të Kosovës në takimin e sotëm vendosi që të martën të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatojë për mbajtjen në arrest të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit, vendosi njëzëri që të martën, më 10 janar, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të debatohet lidhur me mbajtjen në arrest e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë.

Më tej u vlerësua se kërkesa me 43 nënshkrime të deputetëve, e prezantuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i plotëson kushtet për të thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit.

Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është ndaluar të mërkurën në aeroportin e Bazelit nga ana e policisë franceze pas në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia në vitit 2004 e cila e akuzon për krime lufte.

Gjykata e Apelit në Francë të enjten vendosi që Haradinaj të mbetet në paraburgim deri sa Serbia të bëjë kërkesën zyrtare për ekstradim./Shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu