Një 16 vjeçar u gjet i vdekur në lagjen Ragnhildgade në Kopenhagen mbrëmjen e së hënës.
Policia Daneze thotë se ka marrë njoftimin për të shtëna në orën 21:05 dhe menjëherë pas saj ka gjetur pa shenja jete një të ri 16 vjeçar para hyrjes së ndërtesës në Ragnhildgade 48.
Portali Tetova1 mëson se djali i cili ka mbetur i vdekur nga të shtënat është Servet.
Ai është nga fshati Xhepçisht i Tetovës. Familja e Servetit prej shumë kohësh banon në Kopenhagen të Danimarkës. /albeu