Ky është djali musliman që i mbylli “twiterin” presidentit Trump (VIDEO)

Ai u përshëndet si një hero nga disa pas mbylljes së llogarisë në Tëitter të Donald Trumpit në ditën e tij të fundit në punë për gjigantin e medias sociale.

Por tani, pas bllokimit të llogarisë së presidentit amerikan për rreth 11 minuta, ai ka thënë se veprimi ishte një gabim i paqëllimtë.

Është thënë se bëhet fjalë për të riun gjerman 20-vjeçar, Bahtiyar Duysak, i cili ka punuar në selinë e Tëitter në San Francisko, SHBA.

Ai ka punuar në mbështetjen e konsumatorëve me divizionin “Trust&Safety”, ekipi që shqyrton alarme për sjellje të këqija në platformë.

Duysak ka thënë se ishte gjatë ditës së tij të fundit duke punuar për Tëitter kur një paralajmërim erdhi në lidhje me llogarinë e Trump.

Mediumet amerikane shkruajnë se Bahtiyar është musliman i devotshëm, që praktikin ritet fetare islame.

Si veprim të fundit, ai filloi procesin e bllokimit të llogarisë, mbylli kompjuterin dhe u largua nga ndërtesa.

Ai nuk priste që procesi të përfundonte, tha ai, por ndodhi. /javanews/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu