Me vetëm 20 vite mbi supe, Jesus Vallejo po demonstron një maturi dhe një profesionalizëm të madh në ditët e sotme.
Qendërmbrojtësi i ri Madrilen po fokusohet vetëm në futboll dhe ndryshe nga lojtarët tjerë të rinj pasi Vallejo nuk i pëlqen rrjetet sociale.
Ai padyshim se do të ndryshojë pasi profesioni dhe marketingu e kërkon atë, por për momentin ai nuk ka profil zyrtar në rrjetet sociale Twitter dhe Facebook, por ka vetëm një profil të Instagramit që ka postuar 9 foto deri më tani. Madje në këto foto nuk ka asnjë gjurmë ushqimi, diçka nga jeta privat apo ndonjë gjë që i ngjanë kësaj.
”Nuk kam parë një lojtarë të tillë në karrierën time si lojtar dhe trajner. Ky djalë është një skandal.”, thotë Niko Kovac për të përcjellë Albeu.com.
Në Gjermani ai gjithashtu tregonte personalitetin e tij të madh. Në mes të ndeshjeve, vazhdonte me studimet e tij.
Vallejo nuk e pi as alkoolin dhe këtë e ka pranuar në një deklaratë për mediat spanjolle.
Këto veti të mira të Spanjollit i kanë mundësuar atij ngritjen e madhe në karrierë dhe rikthimin e tij te skuadra e parë e Real Madridit./Albeu.com/










