Ky është kushti i vetëm për të marrë pension në Maqedoni

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se të gjithë qytetarët që kanë plotësuar 64 vite (meshkuj), ose 62 vite (femra) do të gëzojnë të drejtën e pensionit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebookut të tij, duke paralajmëruar se “pension shtetëror” do të shfrytëzojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë 15 vite përvojë pune.

Kushti i vetëm sipas Zaev do të jetë që qytetari të ketë jetuar 20 vitet e fundit në Maqedoni.

Në fillim pensioni do të jetë 40 për qind nga rroga mesatare./Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu