Ky është mesazhi që ia dërgoi Thaçi sot Kurtit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për media ka konfirmuar se e ka dekretuar Avdullah Hotin e LDK’së për kryeministër, teksa shtoi se askush nuk ka të drejt të uzurpojë pushtetin.

Kjo siç duket të jetë një mesazh i Presidentit për kryeministrin në largim, Albin Kurti, marrëdhenëiet e të cilëve janë tensionuar ditëve të fundit.

“Të gjithë ne, si zyrtarë dhe politikanë të Kosovës, duhet t’i respektojmë në tërësi këto procedura. Duhet të pajtohemi me faktin që pushteti fitohet dhe humbet, në respektim të plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe rendit demokratik. Askush nuk mund të pretendojë që me metoda të tjera krejtësisht jodemokratike mund ta merr ose ta uzurpojë pushtetin,”, tha ai.

Ndër të tjera, Presidenti ka konfirmuar se Isa Mustafa dhe LDK tashmë e kanë siguruar shumicën parlamentare për formimin e Qeverisë së re.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu