Ky është ‘milioneri’ që e grabiti NLB Bankën në Shkup

Boban Smilevski është 40 vjeçari që tre ditë më parë dyshohet se ka grabitur mbi 2,3 milionë franga dhe 270 mijë euro nga trezori i NLB Tutunska Banka në Shkup. Ai ishte denoncuar se para ditëve rreth orës 17.00 ka kryer grabitje, duke marrë paratë me një qese dhe duke u larguar nga banka. Por pas disa orëve policia ka kapur autorin, por paratë ende nuk janë gjetur.

Ndaj tij është shpallur masa e paraburgimit dhe se është ngritur padi për fshehje, grabitje dhe mashtrim. Policia dhe prokuroria edhe sot nuk kanë dhënë detaje se ku ndodhën paratë, që u morën atë ditë nga Smilevski. 40 vjeçari konsiderohej si njeri i qetë i punësuar në trezorin e kësaj banke dhe se asnjëherë nuk kishte dhënë shenja për keqpërdorime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu