Ky është modeli i xhinseve që do të “pushtojë” vjeshtën

I mbani mend xhinset e gjera blu të lehta që babai juaj vishte në vitet ’90? Epo ata janë kthyer sërish në modë, tani për gratë. Të quajtura “Baggy Dad”, këto xhinse mund t’i vishni pothuajse me çdo gjë që dëshironi, qoftë një bluzë e hollë, një pallto e gjerë apo një këmishë e lezetshme.

Nëse doni ta çoni këtë pamje në ekstrem, merrni një pulovër me jakë V për të kompletuar pamjen.

Të famshëm si Victoria Beckham, Kendall Jenner, Rita Ora, Hailey Bieber etj tashmë i kanë veshur. Padyshim, që ky model do të pushtojë fuqishëm rrugët këtë vjeshtë.





PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu