Zyrtari për media i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spiecer ka publikuar një fotografi ku tregon Presidentin Donald Trump duke folur në telefon me Presidnetin rus Vladimir Putin.
Trump këtë thirrje të shumëpritur e bëri për të përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë.
Presidenti teksa bisedon shihet i rrethuar nga nënpresidneti Mike Pence, këshilltari për Siguri Kombëtare Micheal Flynn, këshilltari i Lartë Steve Bannon dhe shefi i Shtabit Reince Priebus, raporton Klan Kosova.
Trump në këtë të shtune është duke bërë një seri thirrjesh telefonike edhe me liderë te tjerë botërorë