Ky është pasaniku më i madh në Maqedoni, vlen 1 miliardë dollarë

Ilija Gecev pronar i kompanisë IGM trade nga Kavadarci është pasaniku më i madh në Maqedoninë e Veriut sipas një lajmi botuar në një medium kroat ku janë prezantuar miliarderët e Ballkanit.

Analiza është bërë jo me atë sa para kanë në xhirollogaritë e tyre por sa vlejnë kompanitë e tyre nëse ata vendosin ti shesin në këtë moment. Kështu Ilija Gecev do të përfitonte 1 miliardë euro nëse vendoste të shes firmën e tij.

Përndryshe firma IGM Trade nga Kavadarci është lider në Ballkan për prodhimin e gypave dhe konstruksioneve metalike. Vetëm gjatë vitit të kaluar fitimi neto i kësaj kompanie ka qenë mbi 50 milion euro transmeton Shqipmedia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu