Ky është shteti që u jep çifteve të martuara 30 mijë € për të lindur tre fëmijë

Qeveria hungareze do u ofrojë çifteve të martuara një kredi prej rreth 30.000 eurosh, të cilën ata nuk duhet ta paguajnë vetëm nëse lindin tre fëmijë.

Kjo gjë ka nisur të zbatohet nga qeveria hungareze që në fillim të muajit korrik.

Çiftet mund ta përdorin shumën e eurove si të duan dhe për çfarë të duan.

Bëhet e ditur se kredia mund të shpenzohet në çdo gjë që çifti dëshiron dhe pa interes.

Mediat hungareze sqarojnë se kjo gjë është bërë, pasi Hungaria po vuan nga mungesa e krahut të punës.

Kryeministri Viktor Orban ka thënë:

“Nuk kemi nevojë për numra, por për fëmijët hungarezë. Ne duhet të kuptojmë se popujt evropianë kanë ardhur në një udhëkryq historik.

Ata që vendosen në favor të imigracionit dhe emigrantëve janë në fakt duke krijuar vende me popullsi të përzier.

Traditat historike të këtyre vendeve po përfundojnë dhe një botë e re po shpaloset.”

Gjithashtu bëhet e ditur se nënat që kanë lindur katër fëmijë nuk do t’u tatohet paga.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu