Ky është vendi ku kryeministri Hoti do ta pres Vitin e Ri 2021

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në ndërrimin e moteve pritet që të jetë për një vizitë në Stacionin Policor në Rahovec, shkruan InfoShqip.com

Zyra e kryeministrit përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se Hoti në orën 00:00 do të ndodhet në Rahovec.

Ai pritet që të jetë për një vizitë në Stacionin Policor atje.

“Kryeministri Avdullah Hoti sonte në mesnatë, në ndë​rrimin e moteve, viziton Stacionin Policor të Komunës së Rahovecit.”, ka thënë ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu