Ky ishull dikur ka qenë parajsë e vërtetë: Sot askush nuk i afrohet, ndërsa kur të dëgjoni historinë e tmerrshme që ka do të kuptoni gjithçka! (VIDEO)

Ishulli italian Gaiola është i rrethuar me ujë të pastër si kristali, ndërsa e zbukuron pamja e bukur, vila dhe vreshtat. Tingëllon bukur, por në këtë ishull mbizotëron qetësia. Aty nuk jeton askush, por edhe vizitorët shumë rrallë kalojnë në Gaiola.

Ky ishull llogaritur si i mallkuar, sepse shumë nga njerëzit që kanë jetuar gjatë shekullit të III- të kanë përjetuar një fat të tmerrshëm, transmeton gazetametro.

Ishulli Gaiola ose ndryshe Isola La Gaiola gjendet 30 metra larg Naples. Në epokën e lashtë, tempulli i perëndeshës Venus ishte vendosur aty, në mënyrë që të shkatërrohej në kohë, dhe më vonë ishulli shërbeu si një piketë artilerie në mbrojtje të Gjirit të Naples’it.

Në fillim të shekullit të XIX-të, ishulli ishte i banuar nga një njeri i vetmuar , i quajtur si “magjistar”. Pas qëndrimit të tij në ishull, u ndërtua një shtëpi madhështore, e cila është ende atje. Vila kishte shumë pronarë në historinë e saj të trazuar dhe secili kishte një fat të hidhur. secili prej pronarëve ka vdekur.

Gjithçka ka filluar rreth viteve 1920 me Hans Braun nga Zvicra. Pas disa viteve që ka jetuar në ishull Braun u gjet i vdekur. Trupi i tij ka qenë i mbështjell në tepih. Disa muaj më vonë gruaja e tij është mbytur në ujë.

Më vonë ishullin e ka blerë gjermani Oto Grunbak. Shumë shpejt edhe ai ka vdekur në këtë vilë nga sulmi në zemër. Viktima tjetër e këtij ishulli ka qenë farmacisti Moris- Iv Sandos, i cili ka bërë vetëvrasje në një institucion psikiatrik. Pas kësaj këtyre ishullin e ka blerë biznesmeni gjerman Karl Pol Langhajm, i cili përderisa ishte atje pati dështim ekonomik.

Pronari i fundit privat i Gaiolës ishte Gianpaskvale Grapone, i cili përfundoi në burg për borxhe.

E braktisur nga frika, ishulli tani është bosh në pritje të aventurave të guximshme që do të vijnë tek ai nga brigjet e Naples. Ajo i përket rajonit të Campania, dhe autoritetet kanë krijuar një park nënujor aty pranë dhe e gjithë zona është e mbrojtur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu