Ky ishulli në Britani, feston dy javë më vonë se të tjerët vitin e ri, ja pse

Banorët e ishullit më të largët të Britanisë së Madhe i festojnë Krishtlindjet gati dy pas pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar dhe ndryshe nga shumë të tjerë nëpër botë.

Kjo sepse, i qëndrojnë besnikë një tradite shekullore.

Vetëm 30 vetë jetojnë në ishullin Foula në Shetland, Skoci, festivalet e tyre dimërore, ata i kremtojnë sipas kalendarit Julian, të cilin Britania për herë të fundit e ka respektuar në 1752; që prej atëherë, vendi përqafoi kalendarin e ri Gregorian dhe nuk iu nda më.

Por pas një viti të brishtë në 1900-tën, banorët e Foula-s e kanë festuar rregullisht Krishtlindjen dhe Vitin e Ri me vonesë, përkatësisht në datat 6 janar dhe 13 janar. Për ta, është tashmë zakon që ditën e Krishtlindjeve të mblidhen të gjithë në një shtëpi ku shkëmbejnë dhurata me njëri tjetrin dhe këndojnë këngë.

Vendasit e Foula-s, së ndodhur 200 milje në veri të John O’Groats në Skoci, ruajnë një traditë të fortë kulturore norvegjeze lidhur me muzikën, ushqimet që konsumohen në kohë festash dhe rrëfenjat folklorike.

“Ne nuk jemi kaq të vecantë, edhe pjesë të tjera të botës si Rusia, vazhdojnë të festojnë sipas kalendarit të vjetër”, tha për Daily Mirror një vendas, Stuart Taylor.

‘Familjet festojnë në shtëpitë e tyre, pastaj në darkë mblidhemi të gjithë në një banesë, kështu ka qenë gjithmonë’, shprehet ai.

Nga sa thotë Taylor, njerëzit atje mendojnë se është bota që po ndryshon, ndërsa ata jo. ‘Tradita nuk mbaron këtu, sepse edhe fëmijët tanë janë mësuar që dhuratat t`I presin në 6 dhe 13 janar’, shton ai.

10 fëmijë janë ne ishull që e presin Babagjyshin e Vitit të Ri me durim, edhe pse ai mbërrin më vonë sesa për vogëlushët e tjerë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu