Jovan Vane Petrov, i punësuar në Qendrën për punë sociale në Kratovë vazhdon të kërcënohet në adresë të liderit socialdemokrat Zoran Zaev. Ai këtë e ka theksuar edhe pas ngjarjeve të 27 prillit, duke theksuar se “gjuetia ka filluar dhe do ta gjuajnë Zaevin derisa të përfundojnë me të”. Këtë porosi e ka publikuar edhe deputetja e LSDM, Frosina Remenski, e cila ka kërkuar që të ndërmerren masa ndaj këtij aktivisti të VMRO-DPMNE. (INA)