Ky pritet të jetë kabineti i Qeverisë “Kurti 3”: 19 ministra dhe 3 zëvendëskryeministra

Parlamenti i Kosovës pritet të votoj Qeverinë e re Kurti 3 të kryesuar nga lideri i VV-së, Albin Kurti.

Me zgjedhjet e fundit, maxhoranca e re tashmë ka numrat stabil për të qeverisur.

Siç mëson INA Qeveria “Kurti 3”, e cila do të ketë 19 ministri dhe tre zëvendëskryeministra.

Në kabinetin e propozuar nga Kurti përfshihen tre zëvendëskryeministra dhe 16 ministra me portofol, si dhe dy ministra pa portofol të drejtpërdrejtë ekzekutiv. INA tashmë ka mësuar emrat e kabinetit të Qeverisë, që pritet të jetë final, edhe pse vijojnë akoma bisedime mes partnerëve të koalicionit.

Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Donika Gërvalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damka – Zëvendëskryeministër për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ndërkomunitar
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme
Lulëzon Jagxhiu – Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
Avni Zogiani – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari-Lila – Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane
Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë dhe Minierave
? – Ministër për Komunitete dhe Kthim
? – Ministër për Zhvillim Rajonal

Nga VV thonë se zgjerimi është i nevojshëm për shkak të ristrukturimit institucional dhe fokusimit në sektorë strategjikë si energjia, digjitalizimi, familja dhe mirëqenia sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu