Kylian Mbappe i drejtpërdrejtë: PSG me shpatulla pas muri, në Spanjë nis festa

Jo vetëm Harry Kane, një tjetër sulmues i madh do të ndërrojë skuadër këtë verë. Ai është Kylian Mbappe, i cili e ka ndarë mendjen për t’u larguar nga PSG, pavarësisht se klubi francez është përforcuar shumë në merkato dhe synon fitimin e Champions League.

22-vjeçari është i fiksuar pas Real Madrid, klub që është i interesuar prej vitesh për shërbimet e tij. Marca shkruan se Mbappe ia ka bërë të qartë drejtuesve të PSG-së se nuk do të rinovojë kontratën, e cila i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Shitja e tij është opsioni i vetëm në këto kushte. Në Spanjë po përgatisin ofertën e duhur, me Florentino Perez që po bën gati milionat për t’i dhuruar trajnerit Carlo Ancelotti një emër të madh dhe premtues në repartin ofensiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu