Këngëtari kosovar, Labinot Tahiri sonte në emisionin OXYGEN të Besim Dinës tha se ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska ia kishte ndaluar hyrjen në Maqedoni dhe kishte urdhëruar arrestimin e tij si organizator i protestave për rastin Monstra.
Ai gjithashtu në emision theksoi se i ka përkrah protestat për rastin Monstra dhe që nga fillimi i rastit ka deklaruar se rasti në fjalë ka qenë i montuar. /TS










