Labinot Tahiri sjell foto me bashkëshorten nga Ksamili: Duke e shijuar virusin siç po ik prej pushimeve

Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti Labinot Tahiri javën e kaluar u nis për në Mal të Zi.

Kjo pasi në protestën e të hënës së kaluar deklaroi se do të shkojë për të kënduar në Ulqin pasi në Kosovë u ndaluan mbrëmjet dhe ahengjet muzikore për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Sidoqoftë, Labi tani duket se ka udhëtuar drejt Sarandës për të kaluar disa ditë së bashku me familjen e tij.

Ai ka hedhur disa fotografi në Instagram, teksa ka pozuar përkrah bashkëshortes së tij, Hanës.

“Ksamil, duke bërë sefa dhe duke e shijuar virusin siç po ik prej pushimeve”, ka shkruar Tahiri krahas imazheve.

Labinoti javë më parë organizoi një protestë para Qeverisë dhe mbajti një takim me ministrin Armend Zemaj për të zgjidhur problemin e dasmave.

Të pranishëm në protestë ishin edhe artistë të tjerë, përfshirë Edona Llalloshin, Milot Llalloshin, Edi Furrën, Afrim Muçiqin etj.

 

View this post on Instagram

 

Ksamil🌊🌊 tuj ba sefa e duke e shijua virusin siq po ik prej pushimeve 😂💥💥⭐️⭐️

A post shared by Labinot Tahiri FKSH✨ (@labinottahiriofficial) on


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu