Lajçak sot nis vizitën treditore në Kosovë

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak, këtë të hënë do të nisë vizitën e tij tre ditore në Kosovë.

Lajçak do të qëndrojë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, tri ditë duke filluar nga 1 marsi. Ndërkaq pritet që me përfundimin e vizitës së tij në Kosovë, nga data 3 deri më 4 mars do të vizitojë Serbinë, dhe nga 4 deri me 5 mars do të vizitojë Malin e Zi si pjesë e mandatit të tij rajonal.

Në këtë takim bëhet me dije se Lajçak planifikon të takohet me udhëheqjen politike të tre partnerëve të Ballkanit Perëndimor, si dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në terren.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu