Lajçak thotë se ka informacione ku po mbahen tre policët

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka disa informacione se ku po mbahen policët kosovarë.

Për këtë, Lajçak ka thënë se kanë kontakte me të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë.

“Ne presim që NATO të mbledhë faktet, kemi kërkuar që të dyja palët të paraqesin faktet sepse kemi dy histori kontradiktore”, tha fillimisht ai.

“Disa informacione. Jemi në kontakt me të dyja palët rreth kidnapimit të tre policëve të Kosovës”, ka deklaruar ai.

Për këtë çështje ka pasur reagim edhe nga Departamenti i Shtetit, duke kërkuar që policët të lirohen pa kushte.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se kapja e tre policëve, është rrëmbim.

Institucionet e Kosovës nuk e dinë vendndodhjen e policëve kosovarë, të kidnapuar nga forcat serbe.

Ndërkaq, KFOR’i ka deklaruar se nuk ka qenë i përfshirë në këtë rast, por që kidnapimin nuk e ka njohur si të tillë, duke e quajtur “arrestim” nga forcat serbe.

Në të njëjtën formë e ka quajtur edhe Josep Borrell, shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Në anën tjetër, në Kosovë opozita po kërkon më shumë veprime nga pushteti që të ndihmojë në lirimin e policëve kosovarë.

Për këtë rast, kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka vizituar familjet e policëve të kidnapuar brenda territorit të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu