Në Maqedoninë e Veriut gjendja nga COVID-19 po përkeqësohet. Nga zyra për Marrëdhënie me publikun në Komunën e Strugës, informojnë se për shkak se një punonjës ka rezultuar pozitiv me koronavirus, Komuna do të mbyllet deri javën e ardhshme, njofton InfoShqip.com
Nga faqja zyrtare e Komunës së Strugës në Facebook luten punonjësit të qëndrojnë në vetëizolim dhe në rast se do shfaqin simptoma të kontaktojnë me mjekun amë.
Më poshtë postimi i plotë në Facebook:
“Kumtesë
Të nderuar qytetarë,
Sapo na njoftuan se një nga punonjësit tanë ka rezultuar pozitiv me COVID 19. Për këtë arsye Komuna e Strugës nuk do të punojë deri të hënën e ardhshme.
Në konsultim me organet kompetente, lusim punonjësit e Komunës së Strugës që të rrinë në vetizolim dhe në rast të shfaqjes së ndonjë simptomë të paraqiten tek mjeku amë.
Meqënëse situata në tërësi është duke u përkeqësuar, lusim që të jeni të kujdesshëm dhe të respektoni masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
Për gjithëçka tjetër do t’ju njoftojmë në ditët në vazhdim.
Zyra për marrëdhënie me publikun
Komuna e Strugës” – shkruhet në kumtesën nga Komuna e Strugës.










