Lajm i keq për Deshampin, sulmuesi i Francës mbyll Europianin

Trajneri i Francës, Didier Deshamp ka marrë një lajm të keq së fundmi, në lidhje me sulmuesin Osman Dembele.

Ky i fundit u largua i dëmtuar në ndeshjen ndaj Hungarisë dhe pas testeve të kryera, është zbuluar se ka pasur tërheqje muskulore.

Sipas asaj që raporton “L’Equipe”, Europiani mund të quhet i mbyllur për sulmuesin. Thuhet se për shkak të dëmtimit të pësuar, lojtari i Barcelonës duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 3 javë.

Mungesë e rëndësishme kjo për Francën, sidomos tani që vjen faza më e rëndësishme e Europianit, ajo me eliminim direkt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu