Lajm i keq për ekonominë gjermane

Ekonomia gjermane do të ketë rritje këtë vit shumë më dobët se sa pritej, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ekonomia gjermane po përballet me sfida këtë vit dhe vitin e ardhshëm, theksoi eksperti i FMN-së për Gjermaninë Oya Celasun, kryesisht për shkak të kufizimeve të furnizimit me gaz.

FMN tani pret që ekonomia më e madhe e Evropës të rritet me 1.2 për qind këtë vit, duke ulur parashikimin e saj të mëparshëm me 0.8 pikë përqindjeje.

Në vitin e ardhshëm, aktiviteti do të ngadalësohet edhe më shumë, me një normë rritjeje të vlerësuar prej vetëm 0.8 për qind, konstatoi FMN, që është 1.2 pikë përqindjeje më e dobët nga sa prisnin deri më tani.

Inflacioni do të arrijë në 7.7 për qind këtë vit dhe të ngadalësohet në 4.8 për qind në 2023, me kusht që çmimet e energjisë të stabilizohen, treguan llogaritjet e FMN.

Celasun paralajmëroi për një shkallë të lartë pasigurie në vlerësime, duke shtuar se kërcënimi më i madh për ekonominë do të ishte një pezullim i përhershëm dhe i plotë i eksporteve të gazit rus në Gjermani dhe Evropë.

Eksperti i FMN-së i bëri thirrje Gjermanisë që të jetë fleksibile në politikën e saj financiare në mënyrë që të mund të reagojë nëse situata përkeqësohet. Fleksibiliteti mund të përfshijë gjithashtu pezullimin e përsëritur të dispozitës kushtetuese për huamarrjen.

FMN dha një vlerësim më pozitiv të masave të marra nga qeveria gjermane për të siguruar furnizimin me energji, duke përfshirë importin e gazit natyror të lëngshëm dhe depozitimin e gazit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu