Lajm i mirë për Kosovën, komiteti ‘LIBE’ votoi pro liberalizimit të vizave

Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian (PE) para pak minutash ka votuar pro liberalizimit të vizave për Kosovën, shkruan “Zeri.info”. Artan Murati nga Instituti Demorkatik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për Kosovën, shkruan “Zëri.Info”.

“LIBE votoj pro liberalizimit të vizave për Kosoven, me 30 vota për, 10 kundër dhe 2 abstenime.

Tani mandatohet Parlamenti Evropian dhe Këshilli per marrëveshje ndër-institucionale për liberalizim. Lajm shumë i mirë”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij në “Facebook”.

Ky vendim i hapë rrugë fillimit të negociatave në mes të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, për të vazhduar më pas me procedurat tjera të vendimmarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu