Lajm i mirë për kuadrot dhe aktivistët e LSDM-së dhe BDI-së

Me ndryshimet e reja ligjore të propozuara nga shumica parlamentare, të gjitha ndërmarrjet publike do të kenë edhe nga një zëvendës drejtor, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ndryshimet për Ligjin për ndërmarrje publike janë propozim të koalicionit qeverisës, ndërsa janë firmosur nga deputetët, Aleksadar Kiracovski nga LSDM dhe Rexhail Ismaili nga BDI-së si dhe Blagoja Trpevski.

Shtrohet pyetja se a është qëllimi që me këto ndryshime në të gjitha ndërmarrjet ku jan drejtorët e LSDM-së, zëvendës drejtor të jenë nga BDI dhe e kundërta.

Këtij ligji sigurisht i janë gëzuar kuadrot dhe aktivistët e partive politike të cilët presin të akomodohen në këto poste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu