“Lajm i mirë që amerikanët hodhën poshtë shkëmbimin e territoreve – Thaçi të tregojë kush e nisi këtë temë”

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, thotë se është lajm i mirë fakti që shkëmbimi territorial është hedhur poshtë, shkruan Gazeta Blic.

Në një shkrim të tij në Facebook, Avdyli, thotë se presidenti Thaçi duhet të tregojë se të tregojë se kush ka qenë iniciator i idesë për shkëmbim me territore.

“Tani që Grenell doli në Fox Neës dhe e pranoi që idea e shkëmbimit territorial ka egzistuar edhe ne qarqet më të larta në administratën amerikane, por në të njejten kohë ësht lajm i mir që kjo ide u hodh poshtë nga ai e lidershipi i Presidentit Trump, dhe mbeti si ide e një këshilltari kontarvers. Do të ishte mirë që tani edhe Hashim Thaqi t’ia shpjegoi popullit të Kosovës pse e promovoi këtë ide , pse e përkrahu dhe kush ishte iniciatori i kësaj ideje. Ishte ide e Boltonit , e Vuqiqit apo ishte ide e tij. Dhe duhet ta thotë qartë si Grenelli nese edhe ai tani e ka hedhur poshtë si ide”, ka shkruar Avdyli.


2 KOMENTET

  1. Dr. Vjosa Osmani, pyetjes se kush e nisi temën e shkëmbimit të trojeve, është shumë lehtë të gjindet. Është, pra, ai që thonte se sërbia duhet të marrë diçka, sepse nuk i kanë mjaftuar ato që mori për njëmijë vjet, sidomos ato pas Kongresit të Berlinit!

  2. Dr. Vjosa Osmai, dihet se ato komunat e veriut të Kosovës me shumicë kolonizatorësh serbë, kriminelë të egër, i janë dhenë Kosovës për të zvogluar numrin e popullsisë shqiptare në Kosovë. Ata, pra, nuk janë serbë vendas. Si te këtillë, kush nuk do të donte që ata të shkojnë në vendet shqiptare që sot quhen Sërbi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu