Lajm i keq për Xhakën, Arsenal kërkon mesfushorin e Interit

Arsenal kanë gati ofertën për mesfushorin kroat të Interit, Marcelo Brozovic
Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e dëshiron në skuadër mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic, i cili po kërkohet edhe nga Chelsea dhe Manchester United.

Mesfushori kroat është në shitje gjatë kësaj vere, me një çmim prej 25 milionë eurosh, shkruan ESPN.

Pavarësisht se ishte pritur shumë nga kroati, ai vazhdimisht ka qenë i kritikuar dhe nuk ka marrëdhënie të mira me tifozët shkaku i disa postimve kontraverse në mediat sociale.

Edhe trajneri i ri i Interit, Lucano Spalleti nuk është i vendosur rreth të ardhmes së Brozovic, pasi tha se çdo gjë varet nga vet lojtari. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu