Lajm i mirë për punëtorët, Qeveria ju detyron të pushoni

Masa nga qeveria për mbrojtje të qytetarëve nga moti i nxehtë 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme i vërtetoi masat e propozuara nga ministria e shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me udhëzime deri tek qytetarët sa i përket temperaturave të larta, njofton InfoShqip.

Apelojmë që të respektohen propozimet e ministrisë së shëndetësisë sipas të cilëve nga mardhënie pune lirohen grupet më të ndjeshme të punëtorëve, siç janë gratë shtatzëna dhe të sëmuarit kronik të moshës mbi 60 vjeçare. Porositen shtëpitë për kujdes ndaj fëmijëve, çerdhet, ti ndërpresin aktivitetet fizike dhe të mos i lënë fëmijët jashtë gjatë periudhës nga ora 11 deri në ora 17. Kryqi i Kuq i Maqedonisë dhe Qendrat për çështje sociale, në rajonet ku mbizotëron vala e nxehtësisë, të  kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë ndihmë për personat e vjetër që jetojnë të vetëm si dhe për të pastrehët.“-thuhet në kumtesën e publikuar nga kryeministri Zoran Zaev.

Zav përkujtoi punëdhënësit për detyrimin për të respektuar rregullativat ligjore në lidhje me këto vendime të qeverisë.

Siç njofton InfoShqip, nga qeveria gjithashtu rekomandojnë deri te sektori privat që të organizojë orarin e punës me qëllim të mbrojtjes së punëtorëve nga ekspozimi i tyre i drejtëpërdrejtë në diell dhe shmangjen e qëndrimit jashtë gjatë periudhës nga ora 11 deri në ora 17.

Qeveria ka vendosur që kjo masë të zgjasë 3 ditë, deri të vendoswt ndryshe. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu