Bisedimet e inçizuara mes ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, i ka dorëzuar PSP gjykatës si dëshmi për procedurat në lëndën “Sopoti”.
Bisedat ku thuhet qartë që ky është rast i montuar dhe ku kërkohet lirimi i disa prej të burgosurve për shkak të zgjedhjeve, për të ndihmuar BDI-në, më në fund do të merren parasysh nga gjykatësi i rastit, njofton InfoShqip.
PSP gjithashtu ka dorëzuar bisedën nga MPB të dëshmitarit Ramadan Bajrami. Këto janë disa nga dëshmitë shtesë që PSP i ka dorëzuar gjykatës në seancën e sotme gjyqësore.
PSP propozoi që si dëshmitarë të dëgjohen edhe 6 të punësuar në DSK. Seanca e radhës është planifikuar të mbahet më 23 nëntor./InfoShqip.com










