Lajme të këqija për Serbinë, nis gara e armatimit, SHBA do të armatosë Kroacinë

Kroacia dhe Serbia janë në një garë armatimi mes vete. Sa herë që njëra palë blen armatim të ri, pala tjetër tenton t’a rivalizojë.

Kështu ndaj pajisjes së ushtrisë kroate me armë të reja, lidershipi serbë kishte kërkuar përgjigje në Rusi duke planifikuar blerje të raketave S -400.

Por, të premten, në Zagreb ka nisur një vizitë Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis i cili i ka premtuar Kryeministrit të këtij shteti Andreja Plenkovic ndihmë për modernizimin e ushtrisë kroate.

Sekretari Mattis ka thënë se Kroacia është një aleat i dëshmuar i SHBA’së që ka një ushtri për t’u respektuar.

Mattis ka falënderuar krerët shtetërorë kroatë për blerjen e pajisjeve ushtarake ndërkohë që ka premtuar ndihmë për modernizimin e ushtrisë kroate.

Ndërkohë, Plenkovic ka shfaqur kënaqësinë që Kroacia dhe SHBA kanë raporte të shkëlqyera mes vete.

Mattis në Zagreb do t’i takojë Ministrat e shteteve ballkanike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu