Ministri Durimishi me afër tetovarëve, për më shumë vende pune dhe shpresa për të rinjtë

Me zemër të hapur dhe vizion të qartë për një të nesërme më të mirë, ministri i Ekonomisë, Besar Durimishi, së bashku me drejtorin e APRMV-së, Selajdin Beluli, prezantuan sot në Tetovë Planin Operativ për Punësim.

Ky plan nuk është thjesht një dokument, por një zotim i fuqishëm për të gjithë ata që kërkojnë mundësi – për të rinjtë që ëndërrojnë një të ardhme këtu, për familjet që kërkojnë siguri dhe dinjitet në punë, njoftoi Durmishi.

✅ Më shumë vende pune
✅ Trajnim dhe mbështetje për të papunët
✅ Partneritete të forta me bizneset për zhvillim të qëndrueshëm

“Punësimi është më shumë se statistikë, është dinjitet, është jetë!”, theksoi ministri Durimishi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu