Lajmi i ditës: Unitedi me vendim të papritur për Ibrahimovic (FOTO)

Zlata Ibrahimovic edhe sezonin e ardhshëm mund të luajë në Manchester United
E ardhmja e sulmuesit Zlatan Ibraimovic ende mund të jetë e lidhur me Manchester Unitedin, pavarësisht se nuk i është vazhduar kontrata.

Daily Mirror shkruan se Unitedi mund të nënshkruajë me Ibrahimovicin, nëse ai shërohet plotësisht dhe kthehet në formën e mëparshme.

Ibrahimovic kishte pësuar një lëndim në prill të këtij viti, duke mbyllur sezonin para kohe dhe duke humbur fillimin e sezonit të ri.

Kjo kishte bërë që Unitedi të mos vendos për vazhdimin e kontratës së suedezit.

Edhe nëse Ibrahimovic kthehet, ai do të ishte zgjedhja e dytë e trajnerit Jose Mourinho, pas transferimit të sulmuesit belg, Romelu Lukaku. /Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu