Shqipëria u trondit pak minuta më parë nga lëkundje tërmeti, të cilat patën si epiqendër zonën e Beratit.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Sizmiologjisë tërmeti që u ndje thuajse në të gjithë vendin kishte një magnitudë prej 4.7 ballësh dhe ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash, shkruan Albeu.com.
Tërmeti u ndje thuajse në të gjithë vendin, ndërkohë që banorët e zonës bëjnë me dije për Albeu.com se shkundja ka qenë e fortë, madje është ndjerë e tillë edhe në katët e poshtme të pallateve.
Për momentin ku ka njoftime për dëme materiale apo njerëzore të shkaktuara nga tërmeti në fjalë. /Albeu.com/