Lajmi i fundit, Basha me studentët: Ta shembim republikën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentët tek çadra e vendosur përballë kryeministrisë.

Basha tha në fjalën e tij se protesta do të vijojë deri në momentin që do të garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai u shpreh se vendi është shndërruar në republikën e krimit dhe drogës.

Kreu i opozitës u premtoi studentëve se Partia Demokratike do të anulojë ligjin për arsimin e lartë. Ai nënvizoi se partia e tij ka një plan të bazuar në praktikën më të mirë europiane për arsimin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu